Ford B-Max

Ford B-Max

Powerful and fuel-economical

12 500 Euro

Plus Taxes & Licensing
  • (l/100 km) 4.3

  • kW (PS) 125

  • (gr/km) 119

  • nr. 5

  • (km/h) 189

  • 0-100 km/h (s) 11.2

FINANCING CALCULATOR

Cost of Vehicle (Euro):
Down Payment (Euro):
Annual Interest Rate (%):
Term of Loan in Years:
Frequency of Payments:
Calculate My Payment
NUMBER OF PAYMENTS: 60
PAYMENT AMOUNT: Euro 89.11

Prezantimi i NEW FORD B-MAX, nga 12,500 EURO

Modeli i ri Ford B-MAX eshte krijuar ne menyre specifike per qytet. Kompakt ne permasa, menyra gjeniale e sistemit te dyerve ju mundeson nje gjeresi prej 1.5m te hapjes se tyre, lider ne kategori, hapesire dhe nje ambient i rafinuar brenda.

 

Krahas dizenjimit unik, B-MAX zoteron nje mori teknologjish per nje pilotim sa me te lehte, te kenaqshem dhe efikas. Per shembull, Active City Stop ndihmon ne shmangien e perplasjeve ne trafik me shpejtesi te uleta, duke frenuar automatikisht per ju, ne rast se nevojitet. Me sistemin Ford SYNC ju mund te kontrolloni muziken dhe telefonin vetem me ane te zerit tuaj, madje ky sistem ju mundeson dhe leximin e mesazheve

Lider i games nga dizenjimi gjenial

Nje sistem gjenial i dyerve ju mundeson hyrjen ne hapesiren e brendshme.

Kombinuar me një hapesire te bollshme, por jashtëzakonisht të rafinuar, modeli B-MAX veçohet nga tët në këtë kategori

Modeli i ri B-MAX vjen me nje dizenjim unik. Duke pasur dyert e hapura, ju do te vini re se kolonat e struktures, te cilat zakonisht ndajne pjesen e perparme me te pasme te makines, jane integruar me mjeshteri ne dyer, ne menyre qe hyrja ne hapesiren e brendshme te jete sa me e lehte.

Klikoni mbi imazhet dhe videot per te zbuluar me shume mbi dizenjimin e pjeses se brendshme.

Rifinitura e pjeses se brendshme ne modelin e ri B-MAX perbehet nga eleganca, dizenjimi me materiale te nje kualiteti te larte te pjeses se brendshme, kontraste ngjyrash dhe elemente te kromuara.

Me nje tavan xhami panoramik, i cili siguron drite natyrale ne gjithe pjesen e brendshme, krijohet nje ambient i sofistikuar si per shoferin ashtu dhe per pasagjeret. Per te krijuar lehtesi, sediljet e prapme dhe ajo e perparme e pasagjerit mund te palosen, duke ju krijuar ju nje hapesire te papare te me shume se 2.35m gjatesie.

Klikoni mbi fotot dhe videot me poshte per te zbuluar karakteristikat e pjeses se brendshme.

çfaredo lloj veshje te brendshme te zgjidhni, modeli B-MAX ofron komoditet. Per me shume klikoni pamjet me poshte.

Tashme ju keni zgjedhur ngjyren, veshjen e brendshme dhe modelin e disqeve te modelit tuaj B-MAX perse te mos e personalizoni ate akoma me shume nepermjet games se aksesoreve, duke e bere me gjenial se me pare.


Frozen White

Race Red

Moondust Silver

Tectonic Silver

Burnished Glow

Midnight Sky

Panther Black
 
       



Kenaqesia e pilotimit brenda qytetit

Modeli B-MAX mundeson nje pilotim te lehte dhe me shume te kenaqshem brenda qytetit, fale teknologjise se avancuar te pilotimit dhe nje mori karakteristikash qe mund t'ju befasojne per nje model te ketyre permasave. Duke shtuar nje sistem unik dyersh, ky model plotëson të gjitha kërkesat e ndryshme të nje pilotimi modern.

Modeli B-MAX eshte i pajisur me nje teknologji lider ne kategori per t'ju ndihmuar ne çdo aspekt pilotimi.

B-MAX frenon per ju, per te shmangur perplasjet ne shpejetesi te vogla
Teknologjia inovative Active City Stop ju ndihmon te zbusni, madje te shmangni perplasjet ne trafik ne nje shpejtesi me pak se 30 km/h.
Ne qofte se sistemi zbulon se nje makine para jush ndalon papritur, ai automatikisht aktivizon frenimin.
 


Kontroll special pergjate rruges se pjerret
Hill Start Assist parandalon ecjen mbrapa kur filloni te ngjisni nje malore. Funksioni i ketij sistemi konsiston ne mbajtejn e makines ndaluar per 2.5 sekonda, gjate kohes se levizjes se kembes nga pedali i frenave ne ate te gazit. Gjithashtu Hill Start Assist eshte i dobishem gjate ndalimit dhe nisjes ne terren te rreshqitshem dhe disponohet ne pjesen me te madhe te games se motorreve.
 
Parkim me lehtesi fale Kameres Mbrapa

Pengesa, mure te ulet, femije qe luajne... Kamera Mbrapa tregon çdo gje qe ndodhet pas jush ne nje ekran te vendosur ne kroskotin tuaj. Duke treguar shume mire detaje qe smund te shikoni, ai ndihmon ne parkim duke shfaqur konture virtuale per nje parkim ne hapesira te vogla. Si nje komoditet i shtuar, Kamera Mbrapa aktivizohet automatikisht kur ju zgjidhni marshin per ecje mbrapa.

 

Sensoret ju largojne stresin e parkimit

Opsioni i Sensorev te Parkimit ju ndihmon te gjykoni mbi distancen ndermjet makines suaj dhe nje pengese, perpara ose pas jush. Nje lajmerim zanor intesifikohet sa me shume te afroheni. Kjo veçori ndihmon ne nje parkim te shpejte dhe te sigurte.


Terheqje maksimale per nje kontroll perfekt

Kontrolli Vektorial i çiftit Rrotullues(Torque Vectoring Control) reagon mbi siperfaqen e rruges 100 here ne sekond. duke perdorur kete informacion, ai ne menyre te perseritshme balancon vleren e forces dhe frenimit ne secilen nga gomat e perparme. Kjo rrit ne maksimum terheqjen dhe qendrueshmerine gjate kthesave dhe valezimeve ne rruge. Kontrolli Vektorial i çiftit Rrotullues eshte teknologjia me e fundit e cila vjen si standart.

 

Timoni Elektrik

Modeli B-MAX eshte i pajisur me nje timon elektrik (EPAS) i cili ne menyre automatike i pershtatet situates. Kjo do te thote se ne qofte se po ecni ngadale ne qytet, ose jeni duke parkuar, ky sistem ben te mundur qe gomat te kthehen me lehtesisht per nje manovrim te jashtzakonshem. Gjate udhetimit me shpejtesi te larte (gjate autostrades) timoni forcohet per te pasur nje kontroll te mrekullueshem. Ky sistem (EPAS) aktivizohet vetem ne rast nevoje, si rrjedhim perdor me pak energji duke sjelle me pak konsum.

Cruise controll per udhetime te qeta 

Ne qofte se po udhetoni pergjate nje autostrade, ju mund te caktoni shpejtesine, duke perdorur komandat ne timon. Pas kesaj sistemi mban konstante shpejtesine e vendosur, pa qene nevoja ta mbani kemben mbi pedalin e gazit. E njejta rruge ndiqet per te pasur shpejtesi me te larte ose me te ulet.

Hyrje e pakrahasueshme me Sistemin e ri Ford Easy Access Door
Duke hapur deren e pare dhe ate rreshqitese anesore ju mundeson nje hapesire te bollshme ne te dy krahet, duke ju lehtesuar hyrjen dhe daljen nga makina. Sistemi unik i perdorur nga modeli B-MAX konsiston ne fshehjen e kollonave midis dyerve duke perqendruar forcen ne trupin e makines.  
Nje udhetim pa zhurma

Ne menyre qe ju dhe pasagjeret tuaj te kene nje udhetim sa me te qete, nje sere masash jane nderrmare per te ulur ne maksimum zhurmat dhe vibrimet qe vijne nga motorri, era dhe rruga. Ne veçanti, menyra e re e hyrjes lehtesisht ne makine posedon nje sistem te sofistikuar te dyerve per eleminim e zhurmes se eres. 

Fushepamje e permiresuar prej pozicionit te drejtimit
Modeli B-MAX ju mundeson nje pamje te qarte te trafikut si rrjedhoje e lartesise se sediljes se shoferit. Kjo do t'ju beje te ndiheni me te sigurt pas timonit dhe ne rruget me te ngarkuara.

 

 
Tavan panoramik per me shume drite dhe ndjesi hapesire

Opsioni i tavanit te xhamit panoramik, i cili mundeson driten natyrale brenda makines e ben hapesiren e brendshme te duket me e madhe. Gjithashtu ai i mundeson pasagjereve nje pamje te mrekullueshme te qiellit dhe peisazhit te jashtem. Veshja solare reflektuese e rrezeve te diellit parandalon vapen qe mund te krijohet. Ne rast nevoje, ju mund te perdorni grilat e integruara per te eleminuar totalisht çdo rreze drite.  


 

 
Caktoni temperaturen qe ju pershtatet
Me opsionin e Kontrollit Elektronik te Temepratures (Electronic Automatic Temperature Control (EATC) ju thjesht zgjidhni temperaturen  brendshme te deshiruar dhe sistemi do ta mbaje ate

 

Ndriçimi i ambientit ju mundeson nje drite te sofistikuar te kuqe brenda makines. Drita vjen nga pjesa siper e kroskotit, ajo qendrore dhe pjesa e kembeve.

Komoditet shtese me sedilje te rregullueshme dhe me ngrohje

Cilat do qofshin kushtet e jashtme te motit, ju do te jeni komod brenda modelit tuaj B-MAX. Ju mund te zgjidhni opsionin e sediljeve te para me ngrohje (shofer-pasagjer), per t'ju mbajtur ngrohte edhe ne dimer, gjithashtu per te siguruar qe çdokush te jete ne pozicionin me komod pergjate udhetimit.

Per specifikime ju lutemi kontaktoni piken e autorizuar te shitjes. 

Dizenjimi i cili e ben sa me te thjeshte hyrjen ne B-MAX, e ben kete model me gjenialin ne llojin e tij, por ka dhe shume specifika te tjera te cilat e thjeshtojne jeten akoma me shume.


Hyrje e papare ne pjesen e brendshme
Sistemi i dyerve per nje hyrje te lehte brenda B-MAX e ben hyrjen ne hapesirat e ngushta me te lehte. Dyert rreshqitese te prapme dhe ato te perparme gjate hapjes mundesojne nje gjeresi prej 1.5m. Gjithashtu nuk ka pengesa, siç jane kollonat strukturore te cilat zakonisht ndajne pjesen e perparme me ate te prame. Ato jane ndertuar me zgjuarsi ne vete dyert e modelit.

 

Teknologji e avancuar pa perdorimin e duarve Ford SYNC.
Me Ford SYNC, ju mund te kontrolloni muziken, te kryeni telefonata thjesht duke perdorur zerin tuaj. Ford SYNC mund te lexoje madje dhe mesazhet me ze te larte nderkohe qe ju jeni duke i dhene makines. Kjo do te thote qe duart tuaja te jene mbi timon dhe syte tek rruga. 
Ford SYNC mund te luaje muzike, te njohe kenget dhe t'ju mundesoje hyrjen ne te gjithe listat e kengeve tuaja 

Aq mire sa mund te degjoni muzike nga nje USB, MP3 nga bluetooth-i i telefonit tuaj, sistemi i avancuar Ford SYNC mund te shfaqe titullin e kenges ose te artistit qe kendon.


Shto funksione te reja te disponushme Ford SYNC 
Ju mund te qendroni azhornuar duke shkarkuar permiresimet ne çdo moment ato jane te disponueshme. Per shembull, Asistenca Urgjente vjen se shpejti: nje veçori e cila automatikisht perdor celularin tuaj per te telefonuar Sherbimet Urgjente, ne qofte se ai zbulon se ju keni pesuar aksident. Asistenca Urgjente ka marre çmimin e pare per Risine e Telefonise per Transportin Automobilistik ose Sherbime ne çmimet Boterore te Telefonise per vitin 2012. Veç kesaj, AppLink, i cili ju mundeson lehtesisht aksesin dhe kontrollin e aplikacioneve tek Android, Blackberry dhe iPhone duke perdorur komandant zanore, eshte thuajse gati per promovim.
Nje sistem sediljesh per te konfiguruar komoditetin tuaj
Palosja e plote e sediljeve te prapme vetem me nje lvizje te dores, ju mundeson nje hapesire te madhe. Ne menyre te thjeshte terhiqni nje doreze ne pjesen e pasme te sediljeve mbrapa, dhe ulni ne menyre individuale ato(60/40). Gjithashtu mund te palosni plotesisht sediljen e pasagjerit perpara, nje tipar unik i B-MAX. Kjo ju jep ju hapesiren me te gjate te mundshme per te pasur ngarkesa te nje gjatesie me shume se 2.35m.
 
Pershtasni dyshemene e bagazhit ne varesi te ngarkeses

Modeli B-MAX eshte i pajisur me nje Dysheme Bagazhi te Pershtashme, me dy pozicione: pjesen e poshtme per nje bagazh sa me te thelle kundrejt ngarkesave me volum te madh, ose te rrafshet ne lartesine e dyshemese se kabines(122mm lartesi). Kjo e fundit mundeson një hapesire ??te sheshte ngarkese poshte, ku mund të vendosen sendet delikate apo të vlefshme, te sigurta dhe duke fshehur pamjen e tyre. Edhe ne pjesen e siperme, dyshemeja mund te mbaje nje ngarkese prej 300kg.

Pa çeles do te thote pa probleme

Sistemi Pa çeles Ford(Ford KeyFree System), ju lejon te hapni ose mbyllni makinen tuaj, pa nxjerre çelesin nga xhepi apo çanta. Ideal kur i keni duart e zena.

Dritat e perpame qe ndizen automatikisht 

Eshtë e lehte qe te mos vini re kur drita e diellit eshte duke ikur. Modeli B-MAX eshte i pajisur me sensore te cilet zbulojne venitjen e drites, duke aktivizuar automatikisht sistemin per ndezjen e fenereve te perparme, duke e bere pilotimin ne muzg sa me te lehte dhe te sigurte. Ato ndizen automatikisht edhe kur ju jeni duke hyre ne nje tunel. Ndezja e dritave automatike disponohet si opsion se bashku me aktivizimin automatik te fshireseve te xhamit.


Ndizni makinen vetem me prekjen e nje butoni
S'eshte nevoja te perdorni çelesin. Thjesht shtypni Butonin "Ford Power Starter" nderkohe qe mbani shtypur pedalin e freksionit(ose ate te frenave ne kambion automatike) dhe motorri merr jete.   
Kontrolli qe sjell risia e panelit qendror te instrumentave  
Paneli i avancuar i instrumentave, shume funksional, ju mundeson kontrollin e pjeses me te madhe te sistemeve te makines nga nje pike e vetme. Te gjithe sistemet shfaqen ne menyre te qarte ne ekran. Ju mund te keni akses ne keto sisteme duke perdorur komandat qe ndodhen ne timon.

Fshireset e xhamit qe ndizen automatikisht

Fshireset e xhamit me sensore aktivizohen menjehere sapo ndjejne lageshtiren ne xham duke rregulluar shpejtesine e tyre ne varesi te rreshjeve. Fshireset e xhamave me sensore vijne si opsion se bashku me ndezjen automatike te fenereve te perparme.  

Xhami i perparme me ngrohje i jep fund gervishtjeve
Mjafton shtypja e nje butoni dhe elemente te fshehur ngrohes, shume shpejt, pastrojne akullin pa qene nevoja ta beni ju ne menyre manuale.
Pasqyrat e dyerve te cilat vetembrohen nga demtimet
Opsioni i palosjes elektrike te pasqyrave me mbylljen e makines, shmang demtimet aksidentale. Kjo palosje mbron gjithashtu dhe sinjalet e integruara.
B-MAX ju ndriçon rrugen drejt shtepise
Kur ktheheni naten ne shtepi, opsioni "Home Safe headlights" mundeson feneret e perparme te rrine te ndezura per pak kohe, çka eleminon ecjen ne erresire. Kjo veçori eshte standart ne te gjithe gamen.  



Fuqi efikase dhe mbreslenese

Gama e motorreve dhe kutise se nderrimit te marsheve ne modelin B-MAX, ofron kombinimin e fuqise dhe efikasitetit qe ju deshironi.

Modeli B-MAX gjithashtu eshte i pajisur me disa karaktristika te zgjuara per te permiresuar me tej performancen dhe efikasitetin e motorreve te saj. Per te pasur gjithe informacionin mbi performancen, nivelet e efikasitetit, hidhini nje sy seksionit tone "Facts and Figures".

Modeli B-MAX ofron motorre nafte dhe benzine dhe nje zgjedhje per kutine e nderrimit te marsheve(kambios). Opsioni me i ri, i vetmi i cili per madhesine e tij sjell fuqi te jashtezakonshme dhe çift rrotullues, lider ne kategori per konsum, eshte motorri i benzines 1.0liter EcoBoost. 


EcoBoost, motorri i ri shume i avancuar i benzines
Modeli B-MAX mundeson motorrin revolucionar 1.0liter benzine EcoBoost me 100KF i cili ka fuqine e nje motorri 1.6liter, me konsum 20% me pak se çdo motorr benzine i barazvlefshem me te. Ne fakt konsumi dhe emetimet e CO2 jane pak a shume si ato te naftes. Per arritjen e ketyre veçorive ai eshte riprojektuar plotesisht - koha me e shpejte e ngrohjes se motorrit dhe reduktimi i ferkimit jane vetem nje pjese e permiresimeve. Aq mire sa fuqia dhe konsumi, ju do te shijoni zhurmen unike dhe sportivitetin e tij.
Per me tej motorrit te ri EcoBoost, modeli B-MAX ofron dhe motorrin e benzines 1.4liter Duratec, i cili gjeneron 90KF dhe motorrin 1.6 Ti-VCT me 100KF kambio automatike.
Motorret e ri te naftes lider te games per konsum
Motorri shume ekonomik 1.5TDCi gjeneron 75KF duke mbajtur nje konsum prej 4.1l/100km me emetimet e CO2 109g/km.
Kambio ekonomike me 5 marshe
Si motorri i naftes dhe ai 1.4 Duratec i benzines, vijne me transmisionin manual 5 marshe, te projektuar me kujdes per te arritur karakteristikat e secilit.
Qetesia maksimale e efikasitetit te kambios automatike
Motorri i benzines 1.6 litra TI-VCT, sjell kambion automatike(PowerShift). Duke kombinuar pershtatshmerine e nje kambio automatike me kontrollin e asaj manuale, kjo kambio automatike me 6 marshe, dopio freksion, parazgjedh marshin tjeter per ju, ne menyre qe fuqia te mos bjere kur behet ky ndryshim. Kjo lloj kambio mundeson nje pilotim te qete dhe te kenaqshem, duke ndihmuar paralelisht ne reduktimin e konsumit te karburantit dhe emetimit te CO2, krahasuar me nje kambio te thjeshte automatike. 

Ne lidhje me gamen shume efikase te motorreve me benzine dhe nafte, modeli B-MAX posedon nje numer te madh karakterisitikash projektuar per te ulur konsumin.

 

Menyra me ekonomike per te karikuar baterine
Ndryshe nga sistemet tradicionale, Karikimi i Zgjuar Rigjenerues(Smart Regenerative Charging) karikon baterine vetem kur eshte e nevojshme. Per shembull kur ju frenoni, teknologjia konverton forcen e perdorur ne energji elektrike, gje kjo qe ndihmon ne rikarikimin e baterise gjate ecjes, duke dhene nje ndihme ne kursimin e karburantit dhe emetimit te gazrave.
Treguesi i ndryshimit te marsheve per konsum efikas

 Nje drite ne panelin e intrumentave ju tregon kur duhet te nderroni marshin per kursim maksimal te karburantit. Eshte nje menyre e thjeshte por efikase per te pasur nje udhetim me ekonomik. Treguesi i Marsheve mundesohet me shume opsione te motorrit.

Sistemi inteligjent i informacionit per nje pilotim sa me efiçent
Risia e sistemit Ford Eco Mode ne menyre te vazhdueshme mundeson vleresimin e menyres se pilotimit kundrejt konsumit, duke perfshire: shpejtesine, nderrimin e marsheve, plus proporcionin e udhetimeve te gjata apo te shkurtra. Me pas nje program inteligjent ju keshillon se si te keni nje konsum sa me te ulet, ne varesi te stilit tuaj unik ne pilotim. 

 

Tabela me poshte ju mundeson njohjen e gjithe informacionit qe ju nevojitet per performancen, konsumin dhe emetimit te CO2. 

Te dhenat e motorreve per modelin B-Max 
Motorret Transmisioni Co2 (g/km) I kombinuar L/100KM
1.4L Sigma 90KF Manual 139 6.0
1.6 Sigma 105KF Powershift 149 6.4
1.5L TDCi 75KF Manual 109 4.1



Nje nga makinat me te sigurta

Modeli B-MAX ka arkivuar rezultate te jashtezakonshme gjate testimeve. Keshtu qe prodhimi i ketij modeli tashme quhet i perfunduar, me pajisjen e karakteristikave te avancuara te sigurise. Ai duhet te marre vleresime zyrtare te jashtezakonshme, madje dhe kundrejt standarteve me te reja dhe shume strikte te Euro NCAP.

Karakteristikat e sigurise te ketij automjeti jane njetrajtesisht te avancuara, duke perfshire sistemin Global Closing(Mbylljen Globale) me ane te te cilit ju mund te hapni apo mbyllni te gjithe dyert dhe xhamat me komanden qe mundesohet nga çelesi i makines.


Karakteristika e mbylljes se dyfishte parandalon nderhyrjen per te hapur dyert nga jashte, gjithashtu perfshin nje sistem alarmi te kategorise 1, model Thatcham.

Ekiston nje shumellojshmeri menyrash qe B-MAX t'ju jape siguri ne rruge. 
B-MAX frenon per ju, per shmangien e perplajeve ne shpejtesi te vogla
Sistemi me i fundit Active City Stop ju ndihmon shume shpesh te shmangni nje perplasje gjate ecjeve te ngadalta ne trafik, ose gjate ecjeve me shpejtesi nen 30 km/h. Ne rast se sistemi zbulon se automjeti perpara jush ndalon papritur, ai mundeson frenimin automatik. 
Paralajmerimi ne rastin e nje gome te shfryre
Ne qofte se njera nga gomat e automjetit fillon te humbase presion gjate nje udhetimi, Deflation Detection System(Sistemi Zbulues per Shfryrjen) ju lajmeron menjehere nepermjet ndezjes se nje sinjali spiun ne panelin e instrumentave, duke ju dhene shansin per te ndaluar ne menyre te sigurt per zgjidhjen e problemit.
Qelizat e trupit te forcuara posaçerisht
Trupi i makines eshte forcuar posaçerisht ne pjeset kryesore, per te kompesuar heqjen e kollones qendrore tradicionale(kollona B), ne sistemin e dyerve per nje hyrje sa me te lehte. Kjo kollone B tashme eshte integruar ne vete dyert e automjetit.
Inxhinieret per sigurine Ford kane shpikur madje testin e tyre shtese te perplasjes, per te garantuar qe modeli B-MAX i pergjigjet standarteve me te larta te sigurise. 
Sistemet e koordinuara te sigurise qe aktivizohen ne sekonde
Modeli B-MAX eshte i pajisur me Sistemin Inteligjent Mbrojtes(Intelligent Protection System IPS), i cili koordinon nje sere sistemesh sigurie ne menyre qe te ofroje mbrojtjen maksimale per ju dhe pasagjeret tuaj.
Po aq mire sa amoritizimi qe ben trupi i automjetit gjate perplasjes, funksionon dhe teknologjia e sediljeve dhe rripave te sigurimit, per minimizimin e demeve ne rastin e nje aksidenti.
ESP ju ndihmon te mbani kontrollin ne çfaredo lloj kushtesh
Programi Elektronik i Qendrueshmerise(Electronic Stability Programme (ESP) monitoron ne menyre konstante progresin e automjetit tuaj. Ky sistem ndjen çdo devijim, nga rruga qe drejtuesi i automjetit ka zgjedhur, siç mund te jete fillimi i nje rreshqitjeje, duke rregulluar automatikisht pozicionin tuaj ne rruge, per mbajtjen ne kontroll te automjetit. Teknologjia gjithashtu ndihmon ne minizimin e distances se frenimit gjate nje rasti urgjent.
Sistemet e avancuara per nje frenim efiçent
Sistemi anti-bllokues i frenimit (Anti-lock braking system (ABS) dhe Shperndarja Elektronike e Fuqise se Frenimit(EBD) kombinohen per te siguruar nje frenim sa me te kontrolluar.
Asistenca e Frenimit Emergjent(Emergency Brake Assist (EBA) ndihmon gjithashtu qe modeli B-MAX te arrrije maksimumin e efiçences ne rastin e nje frenimi urgjent. Ky sistem funksionon duke llogaritur presionin qe ushtrohet ne pedalin e frenave duke e rritur ate automatikisht ne rast nevoje. 
Airbage per t'ju mbrojtur nga gjithe kendet
Si shtese e airbag-ve te perparme te shoferit dhe pasagjerit, jane dhe airbag-et anesore per mbrojtjen e kraharorit dhe airbag-et ne forme perde per mbrojtjen e kokes. Ekiston madje dhe nje airbag per mbrojtjen e gjunjeve te shoferit.
Ne qofte se per çfaredo lloj arsye doni te çaktivizoni airbag-un  pasagjerit, per shembull kur keni vendosur sediljen specifike per femije, me fytyre nga pjesa mbeshtetese e sediljes, B-MAX e ka thjeshtuar menyren e çaktivizimit. Me nje levizje te thjeshte airbag-u i pasagjerit mund te çaktivizohet dhe kjo tregohet nga nje sinjal me drite i shfaqur ne kroskotin e automjetit si nje kujtese e dobishme.
Pasqyra e brendshme me erresim automatik (opsionale)

Pilotimi naten eshte me i lehte ne qofte se dritat e automjeteve mbrapa jush nuk ju verbojne ne menyre konstante me dritat e gjata. Risia e pasqyres se brendshme me veterresim zbulon automatikisht intesitetin e dritave te gjata dhe kalon automatikisht ne veterresim.

Sistemi MyKey®
Kjo teknologji e re ju mundeson te caktoni limitin maksimal te shpejtesise, kujtesen per vendosjen e rripit te sigurimit madje edhe kontrollin e volumit te radio-cd ne qofte se deshironi. Dizenjuar per t'ju dhene nje qetesi mendore, ne rast se B-MAX-in tuaj do t'ja linit ne perdorim nje personi te familjes apo shoku, Ford MyKey® eshte i lehte ne perdorim. Thjesht fusni çelesin per te ndezur automjetin, ndizeni ate dhe ndiqni udhezimet e thjeshta ne menyre qe te programoni udhezimet qe deshironi per kete çeles. Ju mund te mbani te drejten e pakufizuar te çelesit "administrator" per veten tuaj dhe te keni me shume se nje te tille ne qofte se deshironi.  
Fenere qe ndriçojne me shume per siguri ne udhetimet naten
Feneret e perparme Halogjene prodhojne drite me depertuse dhe me intesitet me te larte ne menyre qe ju te shihni (dhe t'ju dallojne) sa me qarte dhe se fundmi te keni nje udhetim sa me te sigurte. Dritat e detyrueshme te dites LED jane montuar me Feneret e Perparme Halogjene per tu dalluar sa me shume ne rruge.
Kontaktoni piken tuaj te autorizuar Ford per specifikime.
 

Modeli B-MAX ka disa menyra gjeniale per te ruajtur veten nga renia ne duar te gabuara.

 

Menyra me e pershtashme per te siguruar automjetin tuaj
Nepermjet Mbylljes Globale ju mund te mbyllni dyert dhe xhamat elektrik, duke perdorur çelesin tuaj.
Fale veçorise se mbylljes se dyfishte, ne rast se nje hajdut do te depertoje brenda duke thyer xhamin, prape ai nuk do te arrije te hape dyert nga brenda.



Katalog, dhe specifikime teknike

B-MAX, modeli me i ri ne gamen e makinave Ford hap nje bote re inteligjente me dy dyert e tij anesore rreshqitese per nje hyrje teresisht te lehte. Nje makine e vogel e cila sjell nje game te gjere teknologjish bashkekohore me nje performance efiçente te pabesueshme. 

 Download  B-MAX Brochure (PDF)

Makinat Ford

Browse through the vast selection of vehicles that have recently been added to our inventory.

FORD KA
8,900 €
FORD New Fiesta
9,990 €
FORD Fiesta St
18,900 €
FORD B Max
12,500 €
FORD Focus
13,500 €
FORD focus st
24,250 €
FORD c max
15,500 €
FORD grand c max
17,490 €
FORD Mondeo
20,900 € €
FORD Kuga
21,900 €
FORD s max
23,500 €
FORD galaxy
24,500 €
FORD fiesta van
12,650 €
FORD transit connect
13990 €
FORD transit custom
17450 €
FORD tourneo custom
21990 €
FORD Transit
19,900 €
FORD Transit minibus
23,900 €
FORD Ranger
22,400 €
scroll up
/html>