Rreth nesh

Kompleks Shërbimi e Tregtimi të vajrave lubrifikante, pjesëve të këmbimit e aksesorëve për automjete e makineri motorikeAutoelite

Objektivat

Ofrimi dhe tregetimit i vajrave lubrifikante, pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve për automjete e makineri motorike ne nje game te gjere artikujsh duke dyfishuar numrin e katalogjeve ne dispozicion te klienteve.
Ofrimi i sherbimeve per riparimin e automjeteve apo zevendesimin e pjeseve ne menyre profesionale e te garantuar ne nje KOMPLEKS sherbimesh e tregetimesh sipas standarteve te kerkuara te Komunitetit Europian.
INFORMACIONE DHE HISTORIKU
“AUTOELITE” sh.p.k.
Rruga Nazionale Shkoder-Bushat, km 8 prane Komunes Bushat,
Shoqeri me pergjegjesi te kufizuar - Person Juridik

Historiku i punes:

K ompania « AUTOELITE » shpk eshte krijuar ne shtator 2006 .
Krijimi i kompanise se mesiperme eshte rezultat i zgjerimit te aktiviteti te sukseseshem te vellezerve Kodra ne fushen e tregetimit te vajrave lubrifikante dhe pjeseve te kembimit e aksesoreve per automjetet dhe makinerite motorike qe nga viti 1991 nen emrin Kodra Impex. Gjate kesaj periudhe bisnesi i vellezerve Kodra eshte rritur dhe zgjeruar ne nje gamen te artikujve te tregtuar,si ne vellimin e tregtimit te tyre ashtu edhe ne shtrirjen gjeografike me perqendrimin me te madh ne zonen veriore te Shqiperise duke perfshire qarqet e Shkodres, Lezhes, Tropojes, Kukesit, etj. Rritja e vazhdueshme e bisnesit beri te nevojshme themelimin e kompanise ne fjale e cila po merret me administrimin e kompleksit te sherbimit dhe tregtimit te vajrave lubrifikante dhe pjeseve te kembimit te aksesoreve te automjeteve dhe makinerive motorike, objekt i te ciles eshte edhe ky biznes.
Kjo qender e cila eshte nen pronesine e vellezerve Kodra, prane rruges Nacionale Shkoder-Bushat, ne fshatin Kosmaç ne nje siperfaqe prej 4500 m2, (shih planimetrine e Objektit) me permasa 55x80 m.

Pershkrimi i produkteve

Kompleksi i sherbim-tregtimit ofron krahas tregetimit te lubrifikanteve dhe pjeseve te kembimit e aksesoret e automjeteve dhe mjeteve motorike, por edhe njesi te specializuara te riparimit te automjeteve te perqendruara ne te njejtin kompleks sipas standarteve bashkohore. Eksperienca e tere ketyre viteve ka bere te domosdoshme permiresimin e sherbimit dhe ofrimin e te gjithe games se riparimit dhe zevendesimit te ketyre artikujve.
Gama e furnizimit me artikuj konsiston ne tre linja kryesore :

  • Vajra te Markes se njohur Shell
  • Filtra te te gjitha llojeve dhe te markave kryesore si MannFilter, Mahle, Ufi, Fleetguard, Tecnocar,Unico,Wix etj.
  • Pjese kembimi per automjete, makineri bujqesore dhe makineri industriale te markave Lemford, TRW, NK, Hutchinson, INA, Ruville, Contitech, Gates, Luk, Valeo, Sachs, Beru, Bosch, NGK

Zgjerimi i ambjenteve mundeson gjithashtu katalogimin me cilesor te tyre dhe identifikim me te shpejte te llojit te duhur te artikullit te kerkuar ne perputhje me te gjitha te dhenat teknike te automjetit/makinerise qe zoteron klienti.
Aktualisht punohet me mbi 20 katalogje te pjeseve te ndryshme , artikujt e te cileve do te mund te sigurohen si nga gjendja aktuale ashtu edhe me porosi direkte te artikujve.

PRODHIMI / AKTIVITETET / PROCESET

Ndermarrja
Kompleksi i «AutoElite » shpk ka filluar aktivitetin e sherbimeve ne Maj te 2009. Aktiviteti konsiston ne Tregetimim e vajrave lubrifikante, pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve për automjete e makineri motorike si dhe ne Sherbimin ndaj kilenteve per riparimin e defekteve apo zevendesimin e pjeseve te kembimit per automjetet e tyre.
Biznesi eshte i perbere nga dy linja kryesore: shitja direkte e artikujve me pakice e shumice si ne dyqanin ne brendesi te kompleksit ashtu edhe ne dyqanin qe ndodhet ne lagjen Perash, si dhe pjesa e sherbimeve per klientet qe do te realizohet ne brendesi te kompleksit. Keto sherbime ofrohen nga reparti i ofiçines, gomisterise, elektroautos, llamarinisteve dhe lyerjes me boje, motoristeve e lavazhit.

Zona e shtrirjes se aktivitetit:

Aktiviteti i shoqerise shtrihet jo vetem ne Shkoder, ku ka seline qendrore, por edhe ne te gjithe Shqiperine dhe ka te beje kryesisht me tregtimin me pakice dhe shumice te makinerive dhe pjeseve te kembimit te tyre si dhe te aksesoreve te tjere per automjete dhe makineri motorike, riparimin e tyre si dhe dhe veprimimtari te ndryshme ekonomiko-financiare sipas objektit te pasqyruar gjeresisht ne statutin dhe aktin e themelimit te kesaj kompanie.

Eksperienca ne keto procese:

N atyrisht qe puna pa nderpreje prej 22 vitesh e te tre vellezerve Kodra ne kete profesion, ka mundesuar shderrimin e biznesit te tyre ne nje kompani lider ne kete fushe, ku jo vetem numri i klienteve ka ardhur ne rritje nga viti ne vit, por edhe rritja e games se artikujve te cilet nga 1250 artikuj ne vitin 2001 kane arritur ne 50.000 artikuj gjendje ne magazine ne mars te 2013.

scroll up